Vitamina D e domosdoshme për ta luftuar gripin dhe të ftohurën

0
47

Suplementet e vitaminës D, mund t’i ndihmojnë me miliona njerëz që të kalojnë gripin dhe të ftohurën për çdo vit, thonë shkencëtarët.

Vitamina e rrezeve të diellit, është vitale për eshtra të shëndetshme por po ashtu ka një rol të rëndësishëm në sistemin imun, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Analizat e publikuara në Britani të Madhe, thonë se ata njerëz që nuk marrin mjaftueshëm rreze dielli gjatë vitit duhet të konsumojnë pilula të vitaminës D në mënyrë që të jenë imunë ndaj gripit.

Po ashtu, sugjerohet që këto pilula të merren për të përmirësuar kualitetin e eshtrave dhe të muskujve.

Sistemi imunitar e përdorë vitaminën D për të krijuar armë antimikrobiale të cilat i luftojnë bakteret dhe viruset.