Thaçi jep një lajm të mirë për Kosovën në rrafshin ekonomik

0
138

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në “Indeksin e Lirisë Ekonomike”në hulumtimin vjetor të institutit prestigjioz amerikan, The Heritage Foundation, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, të 22-in në Evropë.

Sipas tij, Kosova vazhdon të shënojë suksese në rrafshin ekonomik.

“Kështu, shteti ynë është ranguar 38 vende me lartë në krahasim me vitin paraprak.

Siç kam potencuar edhe në takimin që zhvillova me krerët e “The Heritage Foundation” në muajin që shkoi, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, mbetemi të përkushtuar në synimet tona drejt reformave rrënjësore ekonomike në interes të zhvillimit të vendit dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.