Zidane gazetarit: Më fal që prite kaq gjatë dhe more përgjigje të shkurtër (VIDEO)

0
62

Zinedine Zidane ka filluar që të luajë me formacion, i cili shpesh po përdor skemën 3-5-2 – e që është kritikuar nga analistët, pasi Real Madridi nuk mund të luajë me atë skemë, të cilin e përdorin Chelsea e Juventusi.

Kjo skemë e Zizu nuk ka sjell rezultate pozitive për Los Blancos, kjo u pa edhe në ndeshjen ndaj Osasunës, ku ekipi i Zizu arriti te fitorja vetëm pasi në pjesën e dytë filloi të luajë me skemën që Real Madridi fitoi dy Liga të Kampionëve në tre vitet e fundit, atë 4-3-3, shkruan Gazeta Express.

Në konferencën për media, trajneri i kampionëve aktual të Champions League, Zinedine Zidane, u pyet edhe për një gjë të tillë, por francezi nuk dha përgjigje – sinjale këto që tregojnë se ai po mendon seriozisht që të luajë me skemën 3-5-2 në varësi prej ndeshjeve.

“Në ndeshjet e fundit keni luajtur me skemën 3-5-2, a do të shohim nesër skemën që gjithmonë ka përdor kjo skuadër 4-3-3? Do ta mësoni nesër. Më vjen keq, e di se pritët 10 minuta për të bërë këtë pyetje, dhe përgjigjja ishte kaq e shkurtër. Por, kjo është”, iu përgjigj Zizu gazetarit. Këtë pjesë mund ta shikoni nga minuta 16:30. /Express/