QYTETARI QË QITI NË PAH KORRUPSIONIN E QEVERISË SHPRESON T’I ZBUTET DËNIMI

0
75

Kosovari që jeton në Zvicër, Elsadat Musliu, që bashkëpunoi me Policinë e Kosovës për të zënë në flagrancë zyrtarin e Qeverisë së Kosovës duke marrë ryshfet, shpreson që kjo ta ndihmojë që atij t’i zbutet dënimi.

Musliu në vitin 2012 kishte kryer veprën penale kontrabandë me emigrant. Ai ishte zënë me një dokument fals, të cilin po e dërgonte për një person tjetër. Musliu i dënuar me 3 vite burg.

Ai thotë se zyrtarin e lartë të Qeverisë e kishte njohur për shkak të namit që ai e ka pasur në fshatin Ramjan të Vitisë, si zyrtar financiar në Qeverinë e Kosovës.

Në këtë mënyrë, edhe kishte rënë në kontakt me të. Sipas Musliut, ky zyrtar, i kërkoi atij 10 mijë euro që rastin ta përmbyllte në favor të tij.

Siç rrëfen Musliu, për Insajderin, ai nuk e ka ditur se kishte dokument fals, por  mendonte se po barte thjesht një dokument që do ti mundësonte personit tjetër të udhëtonte jashtë vendit.

Musliut thotë se tri vite burg për këtë janë shumë. Sidomos tash që ka ndihmuar në zbardhjen e kësaj afere.

Musliu i kishte dhënë fillimisht ryshfet Zahir Bajrimit, zyrtar i financave në Qeverinë e Kosovës që ky dënim ti hiqej, por që nuk i kishin kryer punë.

Tash kur Elsadat Musliu ka ndihmuar Policinë e Kosovës që ta kapte Zahirin me djalin e tij Ardianin ai ka kthyer shpresat se në rastin e tij gjyqësor do të ketë lehtësime.

“Policia e Kosovës në fillim kur kem fillu me bashkëpunimin më ka premtuar se do të ketë lehtësim dhe do të ndihmojë në rastin tim”, ka thënë Musliu.

Madje Musliu të gjithë publikimet për arrestimin e Zahir Bajramit, e ka ndërmend që të i përdor kur të del përsëri para gjykatës.

“Të gjitha këto publikime që tregojnë që unë kamë ndihmuar me u arrestua Zahri dhe djali i tij unë kam me i shpalos para gjykatës dhe shpresoj që do të më ndihmojnë”, ka thënë Musliu.

Zahir Bajrami i cili i kishte premtuar Elsadat Musliut për lirimin e tij nga burgu, tash momentalisht së bashku me të birin gjenden në paraburgim.

Gjykata sipas Musliut nuk ka vendosur edhe për seancën e tij e që deri atëherë mbetet me shpresë se puna e tij që ka bërë do të i ndihmojë në rastin e tij./Insajderi.com

Action Coin