Musliu: Nxënësit shqiptarë në veri mësojnë në kontejnerë, më kujtuan kohën e Migjenit

0
169
Duke folur për interpelancën e kryeministrit Mustafa për situatën në veri, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se vendi ku mësojnë nxënësit shqiptar të veri ia kujton kohën e Migjenit.

Ajo i ka bërë disa pyetje kryeministrit e një ndër to ishte, se a janë të sigurt të kthehen qytetarët e larguar nga pjesa veriore në shtëpitë dhe pronat e tyre.

“A janë të sigurt që qytetarët e larguar nga Veriu të kthehen të qetë dhe të sigurt në shtëpitë e tyre dhe pronat e tyre”, tha ajo, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, më tutje ajo tha se “Kur ka plan Qeveria e Kosovës të financoj në stacionin policor në veri të Mitrovicës, gjendja e tyre atje ishte e tmerrshëm”, por ajo tha se zyrat e serbëve nga ato të shqiptarëve ishin shumë më të mira.

Në fund, tha se duhet të bëhen investim në veri të Mitrovicës, dhe të merren me kushtet bazë të banorëve atje./Lajmi.net/