Hahn: Nuk kam sjellë asnjë propozim nga Brukseli, për qeverinë vendosin partitë

0
43
Pas përfundimit të takimit ndërministror për energjetikë, komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, ka deklaruar se duhet sa më shpejtë të formohet qeveria që do të ketë koncept të gjërë.

”Duhet të merren vendime të mëdhaja për shtetin dh enuk duhet të humbet kohë. Pres që qeveria të formohet në bazë të një baze të gjërë dhe të qëndrueshme. Unë nuk sjellë nga Brukseli ndonjë propozim. Vendimin përfundimtar duhet ta sjellin partitë”, deklaroi eurokomisioneri Hahn përcjellë Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, Hahn ka vazhduar sot me takimet me liderët e partive politike në vend që kanë fituar mandate në përbërjen e re kuvendore.