Veseli: Muret i takojnë të kaluarës, Kosova është e drejtuar kah e ardhmja

0
70

“Muret i takojnë të së kaluarës, ndërsa Kosova është e drejtuar kah e ardhmja”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në Facebbok.

Ky është postimi i plotë:

“Rrëzimi i murit në Mitrovicë është qëndrim yni se Kosova është e të gjithë qytetarëve të saj. Ky nuk ishte një veprim për politika ditore, por një përkushtim i palëkundur se Kosova është një dhe si e tillë ofron mundësi për të gjithë qytetarët, pa dallim. Muret i takojnë të së kaluarës, ndërsa Kosova është e drejtuar kah e ardhmja.

Qëndrimi im, që nga dita e parë, ka qenë se s’do ta shfrytëzojmë murin për retorika nacionaliste, por se ai do të largohet për shkak të qytetarëve tanë në jug dhe në veri.

Rrënimi i murit, në mënyrë krejtësisht të qetë, tregon sa i rëndësishëm është dialogu i brendshëm. Për këtë, jam i lumtur dhe kërkoj nga të gjithë qytetarët dhe faktori politik që të mos bien pre e asnjë provokimi e as nxitjeje”./Ditori/

Action Coin