”Kosova do nga BE dhe NATO të paralajmërojnë Serbinë kundër nxitjes së konflikteve”

0
74

Çështja e murit të ndërtuar në Veri të Mitrovicës si dhe situata e krijuar në veri të vendit duke iu referuar tensioneve të mundshme, është bërë gjatë ditës lajm i mediave ndërkombtare.

Në një artikull të publikuar nga Associated Press, flitet për deklaratën e Presidentit Thaçi i cili ka kërkuar Bashkimit Europian dhe NATO-së të paralamërojë Serbinë kundër nxitjes së një konflikti të ri në Kosovë dhe rajon.

”Në një deklaratë të enjten, Thaçi akuzoi Beogradin për nxitje të urrejtjes ndëretnike në veri të Kosovës’’ thuhet më tutje në artikullin e publikuar.

Sipas Associated Press kërkesa e Presidentit Thaçi për një paralajëmrim të tillë erdhi pas takimit që kishin me homologët serb në Bruksel, njofton Klan Kosova.