Kush është trajneri më i mirë në Kosovë?

0
58
Federata Atletike e Kosovës, në manifestimin e mbajtur sot në restoranin ‘’Te Rrethi’’ në Prishtinë, ka bërë zgjedhjen e më të mirëve për vitin 2016

Përderisa epiteti i atletit më të mirë të Kosovës për vitin e kaluar i takoi Musa Hajdarit, në konkurrencën e femrave, ndërkaq, më e mira u shpall Vijona Kryeziu. Këta dy atletë vijnë nga KA “Rogana’’ dhe kanë qenë pjesëmarrës të Lojërave Olimpike ‘‘Rio 2016’’.

Sukseset e këtyre dy atletëve dhe shumë të tjerëve që vijnë nga ky klub kanë bërë që epiteti i trajnerit më të mrë për vitin 2016 t’I takojë Zijadin Kryeziut.

Ndërkohë, po në këtë manifestim, gjyqtarja më e mirë u shpall Remzije Shala.