Vdes një ushtar amerikan në operacionin e parë ushtarak të Donald Trump

0
108
U.S. Defense Secretary James Mattis (R) listens to remarks by U.S. President Donald Trump after a swearing-in ceremony for Mattis at the Pentagon in Washington, U.S., January 27, 2017. REUTERS/Carlos Barria

Ka vdekur një ushtar i ushtrisë së SHBA-së dhe tre të tjerë janë plagosur të dielën gjatë një bastisje në grupin militant të Al Kaedas në jug të Jemenit. Ky ishte operacioni i parë ushtarak i autorizuar nga presidenti Donald Trump, njofton  Reuters, përcjell Ditori.com

Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, e ka quajtur operacionin të suksesshëm dhe tha se zbulimet e mbledhura gjatë operacionit do të ndihmojnë Shtetet e Bashkuara për të luftuar terrorizmin.

“Amerikanët janë të pikëlluar këtë mëngjes me lajmin se është marrë një jetë e një anëtari të shërbimit heroik në luftën kundër të keqes së terrorizmit radikal islamik”, tha Trump në një deklaratë.

Në anën tjetër, Ushtria e SHBA-së konfirmuan se vranë 14 militantë në një bastisje në një degë të fuqishme të Al Kaedas ,që ka qenë një objektiv i shpeshtë i sulmeve ajrore të SHBA-së. Megjithatë,mjekët të cilët dolën në vendin e ngjarjes thanë se u vranë rreth 30 persona, duke përfshirë 10 gra dhe fëmijë.

“Qëllimi i operacionit ishte të grumbullojnë informacione të Al Kaedës në Gadishullin Arabik, i cili konsiderohet si një nga degët më të rrezikshme të grupit militant globale”, tha një zyrtar i ushtrisë amerikane. /Ditori.com/