Zidane i kënaqur me gjendjen në La Liga

0
49

Zinedine Zidane thotë se ka qenë një javë shumë e mirë për Los Blancos, kjo sipas tij për shkak të dështimeve të Barcelonës e Sevillas

Real Madridi ka triumfuar 3:0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen që u zhvillua “Santiago Bernabeu”. Pas kësaj fitore, dhe barazimit të Barcelonës e humbjes së Sevillas, Real Madridi ka shkuar në kuotën e 46 pikëve, katër më shumë se katalunasit dhe andaluzianët, teksa Los Blancos kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, përcjell Gazeta Express.

“Bëmë një ndeshje të mirë kundër një rivali të komplikuar. Në fund morëm tre pikë dhe këto ishin më të rëndësishme. Mund të them se për ne ishte një natë e mirë pasi edhe rivalët lëshuan pikë”, tha fillimisht Zidane.

“Jam i lumtur për tifozët. Ata janë të rëndësishëm për ne. Lojtarët kanë nevojë për ta dhe të gjithë së bashku mund të arrijmë gjëra të rëndësishme”, shtoi Zidane, pas duartrokitjeve që morën në Bernabeu gjatë kësaj ndeshje.

Action Coin