Kështu do të jetë moti ditëve në vijim

0
104

Pas një periudhe prej 4 javësh me acar, vendi ynë do të të ndikohet mga masat relativisht të ngrohta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa jugore dhe jugperëndimore e kontinentit.

Këto masa të ajrit gjatë javës do të fuqizohen duke krijuar kushte për një mot me diell dhe me vranësira  të shpërndara, transmeton Klan Kosova.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7C deri -2C gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës  gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 3gradë deri 7 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim, do të fryjë erë nga jugu dhe juglindja e lehtë deri mesatare.