Trupat e NATO-s vendosën afër enklavave ruse

0
227
Pjesa e parë e trupave të NATO-s ka arritur në Lituani afër enklavës ruse të Kaliningradit pasi ka rritje të kërcënimeve ndaj sigurisë në këtë fushë.

Më shumë se 100 ushtarë belgë dhe mjete ushtarake kanë arritur në Klaipeda e cila është rreth 60 kilometra larg nga enklava ruse e Kaliningradit dhe ka një bazë detare me sistem të gjerë të raketave, transmeton lajmi.net.

Në këtë zonë do të dërgohen gjithsej 1 mijë e 200 anëtarë të forcave të NATO-s me kombësi belge ku do të iu bashkohen edhe trupat gjermane, holandeze dhe norvegjeze me bazën qendrore Rukla në Lituani.

NATO vitin e kaluar vendosi të dërgojë trupa në vendet në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ekziston një frikë në shtetet baltike dhe Polonisë për ish-republikat sovjetike, pasi Rusia ka treguar fuqinë e saj në Gjeorgji dhe Ukrainë./Lajmi.net/