Mitrovica ka çokollatën e vet, falë kompanisë së madhe “Missini Sweets” (FOTO)

0
2188

Kompania “Missini Sweets”, ndërrmarje kjo e cila me sukses të madh është shtrirë në tërë territorin e Kosovës, që nga sot vjen me risi të mëdha duke prezentuar produktin “Artisan Chocholate”, transmeton Ditori.

“Artisan Chocolate” është paketim i çokollatave në forma të zbukuruara të cilat janë të përshtatshme për dhurata për ma të dashurit tuaj.

Kjo kompani e madhe që merret me prodhimin e ëmbëlsirave, çokollatave dhe produkteve tjera, ka arritur standardet evropiane duke konkurruar në regjion dhe më larg, duke bërë që qyteti buzë Ibrit të krenohet me këtë fabrikë gjigante ëmbëlsirash.

Missini Sweets, poashtu është pajisur me certifikatat kryesore të sigurisë ushqimore dhe prodhimit si IS0 22000, Haccap dhe ISO 9001 nga kompani ndërkombëtare AQSCERT, e cila ka zyra në Milano, Tiranë dhe së fundmi edhe në Prishtinë.

Ndryshe, kohë më parë këtë fabrikë e vizitoi edhe Kryeministri Isa Mustafa./Ditori/