Ja sa do shkojnë temperaturat në minus javën e ardhshme

0
241

Mot kryesisht i vranët dhe  me intervale të shkurta me diell do ta karakterizoj vendin përgjatë këtyre pesë ditëve të javës së ardhshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nga dita e martë dhe pjesa e parë e së mërkurës  do të ketë kushte për reshje të dobëta bore, kurse në ultësira dhe vende rrëzë maleve do të ketë kushte për mjegull të intensitetit të lartë, njofton Klan Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -14 gradë Celsius deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4C deri në 1C Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë por do të ketë tendencë të uljes por gjithnjë në vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi  rreth 7m/s.