Gratë e AGK-së kërkojnë lirimin e Haradinajt

0
97

Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK) e prirë nga kryetarja Magbule Shkodra së bashku me shumë gra të tjera e kanë kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në shenjë solidariteti për Haradinajn, ato vendosën kurora lulesh në varrezat e dëshmoreve në Gllogjan, njofton Klan Kosova.

Gratë nderuan dëshmoret duke rikujtuar se këtu prehen ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirin e Kosovës.