BE-ja për zhvillimet e fundit: Po përcjellim gjithçka nga afër

0
127

Përfaqësuesja e Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini, bashkë me ekipin e saj është duke vëzhguar nga afër zhvillimet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë dhe bën thirrje për përmbajtje nga të dyja vendet, njoftohet nga zyra për media e kreut të diplomacisë europiane, raporton Klan Kosova.

“BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për ngjarjet e sëc shtunës”, ka thënë për Tanjug, zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.

“Përfaqësuesja e Lartë tashmë ka folur edhe me kryeministrat”, pohoi ajo për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.