TRENI KTHEHET NË BEOGRAD

0
195

Dushan Kozarev, që është zëvendësi i të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thotë se treni u ndal që një orë në kufi, transmeton Telegrafi.

“Po presim konferencën e kryeministrit (Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ai.

Sipas tij, njësitet speciale të Policisë së Kosovës po verifikojnë 40 kilometra të hekurudhës në Kosovë, ku duhet të kalojë treni deri në Mitrovicë!

Ai pranon se treni nuk po vazhdon për Kosovën.

Ndërkaq, Telegrafi mëson se treni po kthehet për Beograd. /Telegrafi/