Kusari-Lila: Nëse Serbisë s’ia ndalim dot trenin, t’ia ndalim kamionët me mallra

0
116

Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook që pasi Kosova s’po mund ta ndalë trenin që po vjen ilegalisht nga Serbia, të paktën t’ia ndalë kamionët me mallra Serbisë në Dogana, njofton Klan Kosova.

“Treni u nis, pasi nuk kemi mënyrë/gatishmëri të ndalim trenin, mund të ndalim në Doganë kamionët e Serbisë dhe mallin serb”.

“Më shumë se një milion euro në ditë Serbia shet në Kosovë. Le të zgjedhin midis trenit ilegal apo 400 milion euro të humbura shteti Serb”.

Kusari-Lila ka shtuar se qeveritarët kosovarë duhet të tregojnë që interesi i shtetit është mbi interesin personal.

“Koha për zëvendëskryeministrin Kelmendi të tregojë sa seriozisht e ka zhvillimin e Kosovës. Nuk ndodh në asnjë shtet të hyjë tren ilegal, përveç nëse nuk e ‘legalizoi’ dikush ilegalisht”.

Action Coin