UNHCR: Emigrantët po vdesin nga i ftohti që kaploi Evropën

0
73

Refugjatët dhe emigrantët janë duke vdekur për shkak të valës së të ftohtit që përfshiu Evropën.

Kështu ka bërë të ditur agjencia e  OKB-së për refugjatët, UNHCR e cila njëherit iu bëri thirrje qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian që të bëjnë më shumë për t`i ndihmuar ata.

“Situata është shumë e vështirë në Greqi”, tha zëdhënësja e UNICEF Sara Krovn në një konferencë të rregullt për shtyp në Gjenevë.

Sipas saj është e rëndësishme që të shpëtohen jetërat e njerëzve të mos bazohen në “marrëveshjet burokratike”, shkruan “Reuters”, përcjellë Klan Kosova.