Treni Beograd – Mitrovicë, me ikonografi mesjetare serbe (FOTO)

0
574

Udhëtimi promovues në vijën hekurudhore Beograd – Mitrovicë do të organizohet nesër, me nisjen e trenit në stacionin kryesor hekurudhor në Beograd.

Me iniciativën e Zyrës për Kosovë, “Srbija voz” lanson për herë të pare, që nga viti 1999, linjën hekurudhore midis Beogradit dhe Mitrovicës në Kosovë.

Linja testuese Beograd – Mitrovicë do të vendoset nga 20 janari deri në 26 shkurt, ku pastaj do të vendoset nëse do të bëhet një linjë të rregullt, njohtoi Zyrës e Qeverisë së Serbisë për Kosovë, raporton Tanjug.

Trenat do të niset të premteve në 10:40 nga Mitrovica, ndërsa nga Beogradi të dielën në orën 8:30.

Në linjën direkte Beograd – Mitrovicë do të udhëtojë treni më ri nga Rusia, i cila do të fillojë udhëtimin e tij inagurues në ditën e parë e Vitit të Ri serb, njoftoi drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuric.

“Nga jashtë treni ka flamurin serb dhe emrat e manastireve, kishave dhe qyteteve më të bukura mesjetare serbe në Kosovë”, ka thënë Djuric, duke shtuar se kjo është puna e artistit Andreja Vasiljevic./GazetaExpress/

Action Coin