A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë sipas Thaçit?

0
64

Sipas Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, zgjedhje të reja në Kosovë do të ketë, por vetëm në afatet e parapara me Kushtetutën e vendit.

Presidenti, duke folur në Info Magazine të Klan Kosovës, tha se për zgjedhje të parakohshme në vend nuk është se ka parë një vullnet politik.

“Sa i përket mundësisë së organizimit të zgjedhjeve të reja, si President do ta respektoj Kushtetutën dhe Ligjet. Shoh mundësinë e organizimit të zgjedhjeve, vetëm në afatet e parapara me kushtetutë”, deklaroi Thaçi.

“Do ta respektoj vetëm kushtetutën dhe afatet e rregullta kohore, dhe sigurisht vullnetin e spektrit politik”.

Por, sipas Thaçit “s’kam parë vullnet për një marrëveshje të re politike”.

Presidenti ka pasur edhe një porosi për kolegët e tij në politikë

“ I bëj thirrje spektrit politik që të fokusohet në interesat shoqërore, të shoh më gjerë dhe të mos bie pre e mentalitetit të mbyllur politik”.