Lirohet me kusht Ramush Haradinaj

0
147

Është liruar nga ndalimi policor, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjykata në Colman të Francës, pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.

Ish-kryeministri ishte ndaluar një javë më parë nga autoritetet franceze derisa ishte në udhëtim bashkë me familjen.

Haradinaj është ndaluar në Basel me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, shkruan Indeksonline.

Action Coin