Pak shpresa për heqjen e vizave sivjet

0
135

Qeveria thotë se mosratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe zgjedhjet në disa shtete të BE-së kanë ndikim negativ në procesin e liberalizimit të vizave. Kurse opozita e fajëson Qeverinë “Mustafa” dhe qeveritë pararendëse.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, i premtuar vazhdimisht tash e gjashtë vjet nga partitë në pushtet, vështirë se do të ndodhë gjatë vitit 2017.

Ministria e Integrimit Evropian dhe subjektet opozitare thonë se situata është e pafavorshme për Kosovën.

Përderisa ekzekutivi thotë se mosratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe zgjedhjet në disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndikim negativ në këtë proces, opozita e bën përgjegjëse Qeverinë “Mustafa” dhe qeveritë paraprake për mosliberalizimin e vizave, shkruan gazeta “Zëri”.

Në Ministrinë e Integrimit Evropian thonë se ratifikimi i Demarkacionit duhet të ndodhë sa më shpejt, pasi konsiderohet si një nga çështjet që e ka bllokuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Tashmë është komunikuar në publik se vendimmarrja në BE për propozimin e KE-së (spell out) për liberalizim të vizave në rastin e Kosovës është ndalur përkohësisht, dhe është në pritje të përmbushjes së kësaj kërkese. Në saje të komunikimit me Bruksel na është konfirmuar disa herë në raste të ndryshme dhe në forume të ndryshme, se sapo të përmbyllim Demarkacionin si kriter të vënë dhe të pajtuar, institucionet e BE-së do të vazhdojnë pa vonesa të mëtutjeshme me procesin vendimmarrës për propozimin për Kosovën që edhe ashtu është në fazat finale”, thuhet në përgjigjet e kësaj Ministrie.

Action Coin