AAK: Mbështetja për Haradinajn është mbështetje për Kosovën

0
70

AAK, konsideron se mbështetja popullore për kryetarin e saj, Ramush Haradinajn, pozicionimi në krah të tij nga personalitete të rëndësishme nga vendi dhe bota, është mbështetje për Kosovën dhe të drejtën e saj, që ajo dhe qytetarët e saj të trajtohen me dinjitet dhe në përputhje me drejtësinë e jo me interesat politike.

“Reagimi qytetar e publik, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe gjithandej në Diasporë, është  tregues i qartë se opinioni në vend dhe jasht tij, e ka kuptuar se mbajtja e Haradinajt në Francë nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë, sepse ai i ka spastruar punët me të dhe nga Drejtësia Ndërkombëtarë është shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet e Serbisë”, thuhet në komunikatën e AAK-së, transmeton Klan Kosova.

AAK është e bindur se kjo ngjarje me shije të hidhur do të marrë epilog shumë shpejt dhe Haradinaj do të vazhdojë aktivitetin e tij politik.

AAK ka falenderuar të gjithë qytetarët dhe personalitetet, që iu gjenden përkrah Haradinajt dhe AAK-së, në këto momente të pakëndshme për ta.