Conte më i miri për sulmuesin spanjoll

0
75

Edhe pse është kërkuar me ngulm nga trajneri Antonio Conte, sulmuesi spanjoll Fernando Llorente nuk do të largohet nga Swansea për të luajtur me Chelsea në fazën e dytë të Premier League. Ai që e ka konfirmuar lajmin ka qenë vetë sulmuesi për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, që mohoi çdo mundësi për të ndryshuar skuadër në merkaton e janarit. Megjithatë, Llorente ka lëshuar mesazhe dashurie në adresë të trajnerit italian Conte, pasi të dy njihen mirë, që në kohën kur ishin së bashku te Juventusi. Në atë periudhë, ata fituan titullin kampion në Serinë A, shkruan ‘TeleSport’, transmeton tika-taka.com

“Eksperienca që pata me Conte te Juventusi ishte fantastike. Ka qenë trajneri më i mirë që kam patur ndonjëherë në karrierën time, ndaj i uroj gjithë të mirat me Chelsea dhe kudo. Isha i bindur se sapo të vinte në Premier do të bënte gjëra të mira, pasi është një njeri që punon fort”, tha Llorente, ndërsa në lidhje me transferimin te “blutë” e Londrës shtoi: “E vërteta është se nuk kam asnjë informacion në lidhje me një transferim te Chelsea. Unë jam i përqendruar 100% te Swansea dhe shpresoj që me golat e mi të ndihmoj skuadrën për t’iu larguar fundit të renditjes”, tha Llorente.