Kujdes! Këto 6 sëmundje shkaktohen nga stresi

0
137

Stresi është një përgjigje fiziologjike normale ndaj ngjarjeve që na bëjnë të ndihemi të kërcënuar ose na prishin balancën.

Kur kemi ndjesinë e rrezikut, e vërtetë apo imagjinare qoftë kjo, reagimi mbrojtës i trupit është i shpejtë dhe manifestohet në reagimin “lufto ose ik ose ngri në vend”. Ky proces quhet Stress Response (reagim ndaj stresit).

Reagimi ndaj stresit është mënyra se si trupi ju mbron. Kur kjo gjë funksionon mirë, do t’ju ndihmojë të qëndroni i fokusuar, energjik dhe alert. Në situatë emergjente, stresi mund t’ju shpëtojë jetën, duke ju dhënë më shumë fuqi të mbroni veten, p.sh.:, shkelmimi me nxitim i frenave për të shmangur një aksident, ose ju bën të studioni fort pa pushim për provimin.

Ana tjetër e medaljes tregon se stresi ndalon aftësinë tonë për të qenë të efektshëm, shkakton shumë dëmtime në shëndetin tonë, në produktivitet, në marrëdhëniet tona dhe në përgjithësi në cilësinë e jetës sonë.

Dr. Roger Henderson ka zbuluar disa nga problemet që shkaktohen si pasojë e stresit.

Sindroma e zorrës së irrituar

Kjo sindromë prek me miliona njerëz. 70% e mjekëve thonë se është gjendja që hasin më shpesh tek njerëzit që kanë probleme me tretjen. Dhimbjet shkaktohen nga tendosja e muskujve të zorrës dhe disa nga simptomat janë: dhimbjet abdominale, diarre, kapsllëk dhe fryrje të barkut.

94% e mjekëve britanikë thonë se kjo sindromë shkaktohet si pasojë e stresit.

Stomaku dhe zorrët janë të lidhur me miliona qeliza nervore, të cilat kontrollojnë dhe rregullojnë sistemin e tretjes. Këto qeliza nervore përçojnë mesazhe nga zorra në tru dhe e anasjella, prandaj shkaktohen këto probleme me zorrët kur jeni të stresuar.

Për të shmangur këto probleme, përpiquni të qetësoheni, bëni aktivitet fizik, ose provoni thjesht teknikat e frymëmarrjes që ju ndihmojnë të qetësoheni, shkruan gazeta Shëndeti.

Djersitje e tepërt

Djersitja nga ambienti i nxehtë apo aktiviteti fizik shkaktohet nga gjëndrat ekrine të djersës, ndërsa djersitja nga stresi shkaktohet nga gjëndrat apokrine.

Sipas mjekut të familjes Roger Henderson, ka gati 4 milionë gjëndra të djersës në të gjithë trupin, ku pjesa më e madhe të cilave mund të gjenden tek pëllëmbët e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla.

Ky dy lloje gjëndrash që sekretojnë djersë. Lloji i parë janë gjëndrat ekrine, që shkaktohen zakonisht kur bëni stërvitje. Ndërsa të dytët janë gjëndrat apokrine, që sekretojnë djersë më shumë tek pjesa e sqetullave dhe shkaktojnë erë të keqe të trupit.

Sipas mjekëve, kur jemi të stresuar, këto gjëndra fillojnë të sekretojnë më shumë djersë në lëkurë.

Kërcitje e dhëmbëve

Studimet kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe kërcitjes së dhëmbëve. E njohur si “bruxism”, kërcitja e dhëmbëve mund të ngelet e padiagnostikuar duke qenë se simptoma kryesore e saj është dhimbja e kokës. Simptoma të tjera janë: probleme me gjumin, dhimbje të veshit, qafës, shpatullave etj.

“Nëse dyshoni se vuani nga “bruxism”, është e rëndësishme të bëni një kontroll tek dentisti që t’ju japë diagnozën e duhur”, rekomandon mjeku i familjes Roger Henderson.

“Kërcitja e dhëmbëve mund të shkaktohet nga disa faktorë, si problemet me gjumin, stresi, ankthi ose konsumimi i alkoolit ose kafeinës”.

Rënie të flokëve

Stresi për një kohë të gjatë mund të shkaktojë rënie të flokëve. Sipas ekspertëve, hormonet e stresit bëjnë që gjëndrat e qimeve të bien në letargji, dhe si rezultat shkaktohet rënia e flokëve kur i lani ose krihni.

Nëse ju bien flokët në mënyrë drastike, duhet të konsultoheni me një mjek, pasi kjo mund të jetë një shenjë e një problemi më serioz me shëndetin.

Pagjumësi

Stresi dhe netët e gjata pa gjumë shoqërojnë njëra-tjetrën.

Mënyra e vetme që të flini është të qetësoheni dhe largoni stresin.

Lodhje

Lodhja shkaktohet si pasojë e pagjumësisë dhe stresit. Pjesa më e madhe e popullsisë ka probleme me gjumin për shkak të shqetësimeve lidhur me punën dhe të ardhurat ekonomike.