Marrëveshja që po mban peng vizat (VIDEO)

0
114

Skena politike e vendit ka ngecur si asnjëherë me parë në një kalimin e një faze të thjeshtë, për caktim të kufirit me Malin e Zi, kur dihet se mjaftë problematik do të jetë përcaktimi i kufirit me fqinjin verior, Serbinë.

Marrëveshja për  demarkimin e kufirit me Malin e zi  nënshkruar më 26 gusht të vitit 2016 në Vjene, nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe homologut të tij malazez, është bërë shkas qe skena politike të polarizohet më të madhe. Madje, ratifikimi i kësaj marrëveshje e vendosur si kriter nga Bashkimi Evropian, për çështjen e liberalizimit të vizave po i mban qytetarët të izoluar. Koalicioni qeveritar ndonëse në Kuvendin e Kosovës, numëron mbi 84 deputetë nuk ka arritur qe t’i bëjë votat e nevojshme për të kaluar këtë marrëveshje. Përveç opozitës, e cila në tërësi e ka kundërshtuar qe nga fillimi këtë marrëveshje, demarkacioni me Malin e Zi është kundërshtuar edhe nga deputetë të koalicionit qeveritar e veçanërisht ata të LDK-së. /Tribuna Channel

Kronikën mund ta ndiqni në VIDEO: