Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës

0
71

Kuvendi ka arritur që në vazhdimin e seancës të miratojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga gjithsej 62 deputetë prezentë në kuvend, 58 kanë votuar pro ndërsa 4 kanë abstenuar ku edhe është  arritur miratimi i këtij Projektligji seanca e cila ka vazhduar që nga dita e djeshme, shkruan Indeksonline.

Për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nevojiteshin të jenë të pranishëm së paku 61 deputetë.