Aksident me një të vdekur në Shkodër

0
179

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në aksin rrugor Shkodër-Mjedë, tek kryqëzimi i Mjedës.

Mësohet se mjeti tip “Volkswagen” me targë AA 232 NK, me drejtues shtetasin Lazer Gjergji, 30 vjeç, banues në Vau Dejës, ka përplasur këmbësorin shtetasin Lodovik Ejlli, 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin rajonal Shkodër si pasojë e plagëve të marra, shkruan Top Channel.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Policisë Shkodër. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.