Për Sabri Hamitin, muri në veri është kufi

0
180

Muri në anën veriore të Ibrit do të jetë temë debati e seancës së të premtes në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë të premten për murin e ndërtuar në anën veriore të urës së Ibrit.

Seanca është caktuar për orën 14:00, ndërsa paraprakisht presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të mbajë fjalimin vjetor, njofton Klan Kosova.

Por gjatë seancës së sotme të kuvendit, nënkryetari Sabri Hamiti i është referuar murit si kufi, ndërsa ka paralajmëruar që diskutimet për të do të zhvillohen nesër.

Muri në anën veriore të Ibrit u ndërtua nga serbët, me pëlqimin e liderëve lokal, ndërsa është kundërshtuar ashpër nga qytetarët dhe spektri politik shqiptar.