Picë me djath dhe domate

0
64

Kur keni dëshirë të shijoni diçka prej ushqimeve Italiane, të lehta dhe më të shëndetshme kjo picë është ideale për ju.

Pregatitja:

Përbërësit

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e prerë hollë
  • 1 thelbë hudhre e shtypur
  • 300 ml salcë domate
  • 1 lugë gjelle pure domatesh
  • 1 lugë çaji borzilok
  • Pak kripë dhe pak piper
  • 125 gram djath mozzarelle i prerë në feta

Udhëzimet

Në një tigan hidhni vajin e ullirit. Skuqeni qepen dhe hudhërën në të për pesë minuta,derisa qepa të bëhet e tejdukshme. Shtoni salcën dhe puren e domatës, borzilokun, sheqerin, piperin dhe kripen. Lëreni salcën në nxehtësi për 5-10 minuta, ose derisa ajo të trashet pak. Përhapeni salcën, shtoni sipër djathin. Vendoseni në furrë në temperaturë 230°C për 15-20 minuta, derisa djathi të nxjerr fluska dhe të merr ngjyrë floriri./Gjellaime