Evakuimet nga Halepi përfundojnë nesër

0
62
FILE - In this Nov. 6, 2012 file photo, rubble fills Sharia al-Sweiqa, inside the Old City of Aleppo, Syria. A year after the opposition fighters stormed Aleppo, taking control of several districts in the city of three million and capturing much of its surrounding towns and villages, the industrial zones that constituted 60 percent of Syrian pre-war economy, are mostly deserted. Some have been looted and several have been burnt down. (AP Photo/Monica Prieto, File)

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar sot se 37.500 civilë janë evakuuar nga lindja e Halepit dhe se evakuimet synohet të përfundojnë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).

Këtë deklaratë Çavuşoğlu e ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në Twitter. Ai ka nënvizuar se nga evakuimet të cilat kanë nisur më 15 dhjetor deri më tani janë nxjerrë nga lindja e Halepit 37.500 civilë.

“Deri nesër synojmë që të përfundojnë të gjitha evakuimet”, është shprehur Çavuşoğlu.

Nga ana tjetër ditën e djeshme nisën evakuimet edhe nga rajonet Fua dhe Kefreja të cilat janë nën kontrollin e Hizbullahut.

Sipas marrëveshjes evakuimet nga lindja e Halepit do të kryen në të njëjtën kohë me ato nga rajoni Fua dhe Kefreja. Marrëveshja mes palëve është garantuar nga Turqia dhe Rusia.