Pas vizitës së Gjuriqit, pezullohen zyrtarët e policisë në Veri

0
166

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, janë pezulluar pas vizitës së drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, të enjten në veri të Kosovës.

Nga detyra është pezulluar komandanti i policisë në Mitrovicën e veriut, Goran Zhivkoviq dhe shefi i operativës, Milija Milosheviq.

Këta të dy janë pezulluar sepse kanë refuzuar zbatimin e urdhrit për arrestim të drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq në rast të paraqitjes në Mitrovicën e veriut edhe pse kishte një ndalesë.

Dy zyrtarët e policisë janë pezulluar për 48 orë./REL