Lladrovci premton 70 milionë euro dhe ngrohtore për Drenasin

0
114

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, na një tubim me qytetarët e Drenasit, ka thënë se kur të bëhet kryetari i kësaj komune do të realizojë të gjitha premtimet e tij, një ndër to edhe investimi 70 milionësh në zhvillimin ekonomik, njofton Klan Kosova.

Pos milionave, Lladrovci ka dhënë edhe një premtim kapital për qytetarët.

“Qytetarët e Drenasit do të kenë shumë shpejt edhe ngrohtoren e qytetit, e cila do të lidhet me Ferronikelin”, ka premtuar Lladrovci.

Ai pohoi se kur të jetë kryetar i Drenasit, do të jetë edhe i të gjithë qytetarëve të kësaj komune, pa dallime partiake.

“Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve, pavarësisht votës që kanë dhënë. Do të bashkëpunojë me të gjithë. Do punoj pa pushim për t’i përmbushur premtimet e mia”.