Ylli i Real Madridit fejohet 24 orë para ndeshjes, i propozon të dashurës në mes të spektaklit (FOTO)

0
84
Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata konfirmoi në rrjetet sociale se i ka propozuar të dashurës së tij 24 orë para ndeshjes Real Madrid-Deportivo La Coruna

Fatmirësisht për të, e dashura italiane, Alice Campello, tha po, transmeton Sportali.net.

Sulmuesi i Real Madridit postoi një foto në Instagram, ku shihet dora e të fejuarës së tij me unazën e re, me mbishkrimin: “Ajo tha PO! Po martohemi!!! Të dua @alicecampello”.

Ylli madrilen vendosi që të bëjë pyetjen në teatrin “Rialto” të Madridit derisa po shfaqej një spektakël magjie, me vetë protagonistin e shfaqjes që ishte pjesë e planit të propozimit. Çiftit i’u kërkua të ishte pjesë e një skene rutinë dhe kur Alice u kthye prapa e pa Moratan të ulur në gjunj me një pyetje të rëndësishme që kishte për t’ia bërë. /Sportali.net

Action Coin