Aksion simbolik kundër murit te ura e Ibrit (FOTO)

0
419

Rrjeti i organizatave “Avonet”, “Etika”, “Demokracia”, “VLD”, “EACE”, “KDN”, “Elita-H” dhe “PRSH”, para pak çastesh zhvilluan një aksion simbolik te ura e Ibrit duke vendosur parulla me mbishkrimet “Muri kërcënon paqen”, “Ndërtimi i murit akt provokues e destabilizues”, “Ku është shteti?” etj, transmeton Ditori.

Ndonëse aksioni ishte paraparë të zhvillohet në afërsi të vendit ku është vendosur muri, për shkaqe sigurie policia nuk e lejoi një gjë të tillë dhe ai u zhvillua në afërsi të urës.

Ndryshe, muri ka filluar të zvogëlohet për disa centimetra/Ditori/