Gecaj: Opozita s’do bashkëpunim, por marrje të pushtetit me dhunë

0
99

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës dhe zëvendësministër  i  Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se dëshira dhe qëllimi i Qeverisë së Isa Mustafës ka qenë bashkëpunimi me Opozitën, por një gjë të tillë asnjëherë nuk e kanë dashur edhe opozitarët.

Sipas Gecajt, “qëllimi i opozitës nuk ka qenë bashkëpunimi, por përmbysja e pushtet dhunshëm”.

“Kryeministri u ka bërë thirrje opozitës që të bëhen pjesë e dialogut, ka ftuar opozitën që të na bashkëngjitet në dialog, por edhe për demarkacionin”, ka thënë Gecaj, njofton Klan Kosova.

Ai ka folur edhe Kodin telefonik të Kosovës që pritet ta marrë me 15 të këtij muaji. Ka thënë se s’është e rëndësishme si është marrë, por me rëndësi që ai është marrë.

“Kodi është kod shtetëror, pavarësisht proceduarave se si është marrë ai”.

Action Coin