E TMERRSHME: Agim Bahtiri han fjalët, bën pazare me territorin e Mitrovicës (AUDIO)

0
319

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri kishte pasur një kërkesë të çuditshme muajin e kaluar para asambleistëve. Gazeta Blic e ka siguruar një audio- incizim, ku kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar autorizim nga ana e këshilltarëve komunal që të negocionte me serbët për shkëmbim territoresh.

Sipas këtij incizimi, i cili është konfirmuar nga burime të Gazetës Blic, Agim Bahtiri ka kërkuar që nëse autorizohet nga Kuvendi Komunal, atëherë Suhadollin t’ua jap serbëve, në këmbim të lagjes “Kroi i Vitakut” dhe “Lagjes së Boshnjakëve”. E gjitha kjo ka të bëjë me përcaktimin e kufijve administrativ ndërmjet komunës së Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore.

A jeni ju të gjithë këtu që une me hy në negocianta që me ja dhanë Suhadollin edhe me ja marrë Korin e Vitakut dhe Lagjen e Boshnjakeve”. Këto janë saktëisht fjalët që Agim Bahtiri ka thënë para disa javësh në një mbledhje të Kuvendit Komunal, që dëshmohen edhe në audi- incizimin e sigluara nga Gazeta Blic.

Ndërkaq, i kontaktuar sot nga Gazeta Blic ai nuk ka dashur që të flas rreth kësaj teme.

O të lutëm gazetar, të lutëm kam probleme tjera nuk kam kohë të merrem me punë të gazetarisë”, tha Bahtiri sot i kontaktuar nga Gazeta Blic.

Mirëpo, më herët ai kishte deklaruar për media se në asnjë formë nuk do të lejoj ndryshimin e kufijve.

Ne nuk kemi pranuar në asnjë formë të diskutohen kufijtë administrativ, pasi që ata janë të përcaktuar me Planin e Ahtisarit dhe nuk do të dilet prej tij. Për këtë ka edhe dakordim nga ndërkombëtarët. Pra, fshati Suhodoll dhe fshatrat përreth do të mbeten me Mitrovicën e jugut, ashtu siç është e paraparë me Planin e Ahtisarit”, kishte thënë Bahtiri para disa muajsh.

Në anën tjetër, para pak ditësh serbët kanë filluar që veriun e jugun e Mitrovicës ta ndajnë nëpërmjet një muri. Kryeministri i vendit, Isa Mustafa sot në një konferencë për media nuk e ka marrë edhe shumë seriozisht ndërtimin e këtij muri.

Mendoj se relacionet e Kosovës, të arriturat e Kosovës nuk mund të dehen në një korrelacion me një mur i cili po tentohet të ndërtohet atje, sepse shumë më të rëndësishme janë relacionet për të cilat ne po flasim sot se sa çështja e një muri në veri”, ka thënë Mustafa./GazetaBlic.com/