“Politika e gabuar e Bahtirit e solli ”murin” ndarës në Veri”

0
691

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë ka shprehur shqetësimin e thellë për fillimin e ndërtimit të një muri në afërsi të Urës së Ibrit.

Sipas këtij subjekti politik, nëse ndodh një gjë e tillë, situata në Mitrovicë mund të tensionohet deri në skajshmëri.

“Pjesën më të madhe të përgjegjësisë për eskalimin e mundshëm të situatës në radhë të parë do të bie mbi kryetarin, Agim Bahtiri, i cili prej ditës së parë që ka marrë mandatin ka udhëhequr një politikë të gabuar në raport me situatën në veri”.

“Duke dashur të përfitoj politikisht, ai ka krijuar një huti të madhe tek qytetarët mitrovicas, të cilët në njërën anë dëgjojnë deklaratat e tij për bashkimin e qytetit dhe në anën tjetër shohin murin ndarës duke u ndërtuar” thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Mitrovicë..

Kjo e fundit  kërkon nga kreu i Mitrovicës “që të mos krijoj huti për atë që po ndodh në Mitrovicë, meqë po krijon një situatë që ai nuk mund ta kontrolloj. Papërgjegjësia e tij po e rrezikon jo vetëm Mitrovicën, por gjithë vendin”, transmeton Klan Kosova.

Action Coin