Çfarë thotë Mustafa për fotografinë e “Time” për gazin në Kuvend?

0
80

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka postuar në Facebook fotografinë nga Kosova që është  zgjedhur në mesin e 100 fotografive më të mira të vitit 2016, nga Revista Time.

“Edhe pse fotografia paraqet ngjarjet e pakëndshme që kanë ndodhur në Kuvendin e Kosovës, e përgëzoj fotografin e talentuar, Armend Nimani, për suksesin e arritur përmes kësaj fotografie”.

“Përkundër episodeve të izoluara, Kosova ka potencial të madh kreativiteti, vitaliteti dhe talentesh, të cilët nganjëherë me forma artistike po i rikuperojnë dëmet që pa nevojë i kemi shkaktuar vetvetes. Urime Armend Nimanit dhe komunitetit të fotografëve dhe artistëve pamor të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Klan Kosova.

15380858_1183243131741922_2084205717742221285_n