SHBA: Nëntë të vdekur në një klub nate (VIDEO)

0
100

Së paku nëntë persona kanë vdekur nga zjarr në një klub nate afër San Franciscos, thonë autoritete amerikane, njofton Klan Kosova.

Zjarri ka filluar në orën 23:30 të premten, në Okland, policia i ka treguar BBC.

Në klub ishte duke u mbajtur një shfaqje nga grupi që bën muzikë elektronike Golden Donna. Bëhet e ditur po ashtu se ende janë duke munguar disa persona.

Transmetuesi lokal ka njoftuar se janë diku 25 persona që po mungojnë. KTVU raporton se brenda në lokal ishin rreth 50 persona.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një zjarr të madh në kulm të ndërtesës.