Ancelotti do që Lahm të luajë

0
52

Carlo Ancelotti shpreson se kapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm do ta vazhdojë karrierën e tij për një të ardhme të parashikueshme.

Spekulimet janë rritur se gjermani mund t’i varë këpucët në fund të këtij sezoni dhe të marrë rolin e drejtorit sportiv në Allianz Arena.

“Mendoj se Lahm aktualisht është një lojtar me rëndësi për ekipin dhe do të mbetet edhe vitin e ardhshëm”.

“Ai është në formë të mirë dhe shpresoj se mund ta stërvis atë edhe për disa vite”, ka thënë Ancelotti.

Italiani ka thënë të jetë shumë i lumtur që kontratën e ka vazhduar anësori Franck Ribery./Klan Kosova/