Dita e Forcës dhe Sigurisë tonë (VIDEO)

0
67

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë Forca e Sigurisë së Kosovës e festoi ditën e saj.

Aty nga afër u panë kapacitetet e FSK-së, përfshirë këtu makinerinë ushtarake, njofton Klan Kosova.

Krejt kjo sipas ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, po bëhet për të shpalosur edhe njëherë sukseset e arritura në rrafshin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Madje, sipas Demollit, veç ngritjes së kapaciteteve profesionale kanë përfunduar edhe aspektet ligjore që FSK të shndërrohet  në ushtri.

Njëjtë si kazerma Adem Jashari, dyer hapur ishte edhe kazerma në Gjilan.

Këtë kazermë e vizitoi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, që shoqërohej nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

Vizitor gjatë të premtes janë pritur edhe në kazermat e Istogut, Ferizajt, Mitrovicës, Prizrenit e Pomozatinit.

Kronikë nga Vullnet Krasniqi.

Action Coin