Biblioteka Kombëtare mbush 72 vjet

0
23

Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” sot shënon 72 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast drejtuesit e saj kanë organizuar një manifestim që do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Bibliotekës.

25 nëntori i këtij viti shënon edhe 100 vjetorin e lindjes së poetit Esat Mekuli andaj manifestimi festiv do të përcillet edhe me hapjen e ekspozitës “Esat Mekuli 1916 – 2016”.

Zyrtarja për informim e Bibliotekës Gresa Maliqi ka thënë për Klan Kosova se ky institucion përmbyll këtë vit me shumë aktivitete e organizime që ka pasur.

Ndërkaq vitin e ardhshëm një nga projektet e rëndësishme është digjitalizimi i Bibliotekës I cili kushton rreth 60 mijë euro.

E përpos kësaj pritet që vitin e ardhshëm të bëhen edhe renovime në hapësirat e këtij institucioni, transmeton Klan Kosova.