Ramiqi: Mbi 120 veta janë të burgosur në Kosovë për terrorizëm

0
57

Udhëheqësi i Lëvizjes Islamike Bashkohu – LISBA, Fuad Ramiqi, është shprehur se është mirë që në Kosovë nuk ka ndodhur ndonjë sulm i mundshëm terrorist.

Ai në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se ndjen dhimbje të njëjtë për vdekjet si në Kosovë e si në Siri.

“Ndihem mirë që në Kosovë ende nuk ka pasur një ekses. Jam i bindur se shqiptari kurrë si ka bërë shqiptarit keq. Unë ndjej dhimbje për një fëmijë si në Kosovë si në Siri.”

“Janë mbi 120 të burgosur në Kosovë mbi akuzat për terrorizëm”.

Ramiqi ka thënë se e gjithë vendi nuk duhet të njihet në bazë të Lavdrim Muhaxherit.

“Çdo ligjeratë fetare që bazohet në Kuran është e pastër. Nuk e lejoj që për një njëri që vepron në Siri të njihet krejt Kosova”.