Protestë në Skenderaj, kundërshtohet aktvendimi i Apelit për rastin Drenica

0
66

Me qëllim të kundërshtimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ndaj Kryetarit Sami Lushtaku, punëtorët e Administratës komunale të Komunës së Skenderajt kanë protestuar sot për të dytën ditë më radhë, njofton Klan Kosova.

Protestuesit kanë bërë edhe një herë thirrje që të zhveshet drejtsësia nga politika. Ata kanë kërkuar nga Gjykata Supreme që të marrë vendim të drejtë dhe pa anime në rastin e z. Lushtaku.

Protesta do të vazhdoj edhe nesër me një protestë gjithëqytetare në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj në ora 12:00.

Organizatorët ju kanë bërë thirrje gjithë qytetarëve të Skenderajt që të bashkangjiten në protestën e nesërme, thuhet në njoftimin e Shoqatës.