Lajm i mirë për studentët, kthehet afati i nëntorit dhe prillit

0
251

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e senatit të Universitetit të Prishtinës, ku si pikë e rendit të ditës ishte kërkesa e Parlamentit të Studentëve për afatin shtesë të nëntorit dhe prillit.

Me këtë raste është miratuar kërkesa me shumicë të votimeve nga anëtarët e senatit që studentët të kenë mundësinë e paraqitjes së provimeve edhe gjatë këtyre dy afateve që njihen si afate të çrregullta, shkruan Indeksonline.

Pra me këtë rast Parlamenti Studentor në krye me rektorin Marian Demaj, kanë vendosur për kthimin e dy afateve atë të nëntorit dhe prillit./Indeksonline/