Institucionet shëndetësore të bombarduara në Aleppo

0
43

Një spital, banka të gjakut dhe ambulanca janë sulmuar pasi që qeveria e Sirisë ka bombarduar me artileri të rëndë pjesën e kontrolluar në Aleppo, transmeton Klan Kosova.

Drejtori i spitalit Bayan Children’s Hospital është detyruar që të strehohet në podrumin e ndërtesës.

Aktivistë kanë deklaruar që të paktën 32 persona, duke përfshirë fëmijë kanë mbetur të vdekur gjatë dy ditëve të fundit.

Sulmet ajrore kanë rinisur ditën e martë pas tre javësh armëpushimi të deklaruar nga qeveria aleate ruse.

Action Coin