Thaçi: Kodi telefonik +383, është pronë e Kosovës

0
287

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se pozicioni i Kosovës  forcohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare me kodin e ri në fushën e telekomunikacionit.

“Kodi telefonik +383 është pronë e Kosovës, me të cilin do të administrojnë institucionet tona. Operimet ilegale dhe pengesat e deritashme do të eliminohen në tërësi”.

“Tash Kosovës i është hapur rruga që ta jetësojë edhe programin shtetëror të digjitalizimit”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova

Action Coin